Politike

MEGA-GAFË! Zelenskyy nuk e njeh fare Edi Ramën, e di për kryeministër të Malit të Zi

Siç shihet nga postimi në Facebookun e Volodymyr Zelenskyt, ai e prezanton Edi Ramën si kryeministrin e Malit të Zi, ndërsa Dritan Abazoviçin si kryeministrin e Shqipërisë.

15 Qershor 2022, 16:26 Nga DOSJA
MEGA-GAFË! Zelenskyy nuk e njeh fare Edi Ramën, e di për
Volodymir Zelenskyy dhe Edi Rama

KIEV- Mega-gafë! Presidenti ukrainas Volodymir Zelenskyy as që e njeh kreun e qeverisë shqiptare, kryeministrin Edi Rama, i cili ka shkuar sot ta takojë. Siç shihet nga postimi në Facebookun e Volodymyr Zelenskyt, ai e prezanton Edi Ramën si kryeministrin e Malit të Zi, ndërsa Dritan Abazoviçin si kryeministrin e Shqipërisë. Pra as që e ka idenë se kë ka pritur sot. 

MEGA-GAFË! Zelenskyy nuk e njeh fare Edi Ramën, e di për

Rama së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kanë udhëtuar mbi 12 orë me tren nga qyteti i Pshemishit, Poloni, nga ku u bë nisja për në Ukrainë. Ato u pritën nga forcat ushtarake dhe delegacioni ukrainas. Dy kryeministrat e qeverive të Ballkanit Perëndimor, pritet që të zhvillojnë disa takime të rëndësishme, ku fillimisht do të nisen drejt të Buchas, për të parë nga afër krimet e ushtrisë ruse në Ukrainë.

Rreth mesditës, Rama dhe Abazoviç pritet që të takohen me presidentin e Ukrainës Volodymir Zelenskyyn, ndërsa do të mbajnë edhe një konferencë për shtyp. Vizita do të vijojë me takimin e kryeministrit të Ukrainës, Denys Shmyhal, dhe kryebashkiakut të Kievit, Vitali Klitschko. Kryeministri Edi Rama është i shoqëruar nga Elisa Spiropali, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Volodymyr Shkurov, Ambasador i Republikës së Ukrainës në Shqipëri dhe Dorjan Duçka, Këshilltar i jashtëm.

Sondazh

Poll