Politike

Ndryshime në qeveri, Entela Ramosaçaj emërohet zv.ministre e Shëndetësisë

Bëhet fjalë për mjeken Entela Ramosaçaj, e cila është ngritur në detyrë.

15 Qershor 2022, 18:14 Nga I.A

Ndryshime në qeveri, Entela Ramosaçaj emërohet zv.ministre

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale ka një zëvendësministre të re. Bëhet fjalë për mjeken Entela Ramosaçaj, e cila është ngritur në detyrë. Emërimi i Ramosaçajt është bërë nga zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në mungesë të kryeministrit Edi Rama.

Njoftimi i Plotë:

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Entela Ramosaçaj emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ARBEN AHMETAJ

 

entela ramosaçaj arben ahmetaj edi rama

Sondazh

Poll