Politike

"Në këtë rrugë europiane, vendet tona nuk janë konkurrente", Rama dhe Abazoviç në konferencë me Zelenskyyn

Zelenskyy u shpreh se  Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mbështesin kërkesën e statusit kandidatit të Ukrainës për anëtarësim në BE.

15 Qershor 2022, 17:29 Nga d.a
"Në këtë rrugë europiane, vendet tona nuk janë
Rama,Zelenskyy dhe Abazoviç

UKRAINË- Kryeministri Edi Rama së bashku me homologun e Malit të Zi Dritan Abazoviç, pas takimit të zhvilluar me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy kanë mbajtur një konferencë të përbashkët shtypi.

Zelenskyy u shpreh se  Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mbështesin kërkesën e statusit kandidatit të Ukrainës për anëtarësim në BE.

"Në këtë rrugë europiane, vendet tona nuk janë konkurrente, por vetëm plotësojnë mundësitë e njëri-tjetrit. Edi Rama dhe Dritan Abazoviç faleminderit për vizitën dhe bisedat produktive"-tha Zelenskyy.

edi rama ne ukraine volodymyr zelenskyy dritan abazoviç

Sondazh

Poll