Politike

Vrasja e Aleksandër Sadikajt, Çuçi: Po punojmë me të gjitha agjencitë ligjzbatuese për ta zbardhur ngjarjen

Gjatë një konference, Çuçi tha se për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë, policia po punon me të gjitha angjencitë ligjzbatuese si dhe me partnerët për të zbardhur vrasjen. 

15 Qershor 2022, 17:09 Nga I.A
Vrasja e Aleksandër Sadikajt, Çuçi: Po punojmë me
Bledi Çuçi

TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar në lidhje me vrasjen e Aleksandër Sadikajt. Gjatë një konference, Çuçi tha se për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë, policia po punon me të gjitha angjencitë ligjzbatuese si dhe me partnerët për të zbardhur vrasjen. 

“Pa diskutim jemi duke punuar, është një ngjarje e rëndë, nuk diskutohet. Policia po punon shumë ngushtë me të gjitha agjencitë e tjera ligjzbatuese, edhe me partnerët tanë për të zbardhur gjithë këtë ngjarje të rëndë për nga mënyra se si u ekzekutua”, tha Çuçi.

Ai gjithashtu foli edhe për riatdhesimet e shqiptarëve nga Siria, për të cilën tha se do të sigurohet që asnjë nënë dhe fëmijë të mos mbetet pas. 

bledi cuci aleksander sadikaj vritet aleksander sadikaj

Sondazh

Poll