Politike

Tabaku dhe Çupi: Administrata shtohet gjatë fushatave elektrorale, raportet japin alarmin

Tabaku shtoi se punësimi me meritë ka rënë dhe se gjithçka po bëhet bazuar në tesera partie. 

15 Qershor 2022, 15:48 Nga F.M
Tabaku dhe Çupi: Administrata shtohet gjatë fushatave elektrorale,
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka deklaruar se dënimet e Shqipërisë nga Gjykata e Strasburgut po u rëndon xhepat qytetarëve shqiptarë. E pranishme në mbledhjen e Këshillit të Integrimit Evropian, Tabaku tha se administrata dyfishohet sa herë që ka zgjedhje dhe se kjo është një kosto e madhe për buxhetin. Tabaku shtoi se punësimi me meritë ka rënë dhe se gjithçka po bëhet bazuar në tesera partie. 

"Ne progres raportin e fundit çështja e administratës publike ngrihet në disa nivee. Dua te ngre shqetësim per gjykaten e Straburgut e cila do t'i rëndojë xhepat e qytetareve. I gjithë perafrimi do te realizohet nga administrata publike nderkohe qe ne komisionin e integrimit jane kaluar vetem 7 ligje. Administrata eshte dyfishuar dhe ne kushtet e buxhetit kjo shifer eshte shqetesuese. Jane punesuar 10 mije persona gjate tremujorit te fundit te 2021. Raporti i OSBE/ODIHR ngre shqetesime per punesimin gjate fushates elektorale si dhe me perdorimin e aseteve publike. Trajnimi i administrates publike mbetet problematik per procesin e integrimit. Pavaresia poltike, punesimi me merite, pergatitja dhe trajnimi mbeten ende sfida te vendit,"- tha Tabaku. 

"Përdorimi i administratës publike gjatë zgjedhjeve mbetet ende një problematikë. Në administratën shtetërore ishin 9 mijë patronazhistë dhe administrata nuk kishte performancë,"- shtoi Dhuarata Çupi. 

keshilli i integrimit evropian 15 qershor 2022

Sondazh

Poll