Politike

Bardhi në KIE: Administrata e politizuar, Shqipëria i vemti vend pa GJK e GJL

Bardhi tha se edhe në përgjime është vërtetuar mënyra se si punësoheshin njerëzit në administratë

15 Qershor 2022, 15:52 Nga F.M
Bardhi në KIE: Administrata e politizuar, Shqipëria i vemti vend pa
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se administrata është totalisht e politizuar dhe se punonjësit përzgjidhen sipas preferencave politike. I pranishëm në Këshillin e Integrimit Evropian, Bardhi tha se edhe në përgjime është vërtetuar mënyra se si punësoheshin njerëzit në administratë, referuar skandaleve të zbuluara. 

"Të themi me vërtetësi se administrata publike është e politizuar. Punësimi ende vijojnë të bëhen me preferenca politike. Edhe pse kemi të njëjtin ligj për nëpunësit, mjaftoi një përgjim që të zbulohej se si punësoheshin njerëzit në administratë. Në komisionin e Ligjeve kemi bërë rekomandim për konsituimin e rregullave të rekrutimimit për drejtoritë juridike sepse ka një rënie të cilësisë të punonjësve. Nuk duhet të gëzohemi për plotësimin e gjykatave por është nje lajm i mirë për shkak se Shqipëria është i vetmi vend pa GJK dhe GjL. Ndërkohë për hartën gjyqësore duhet të shqyrtohen të gjitha mënyrat për të garantuar aksesin e qytetarëve,"- tha Bardhi ndër të tjera. 

gazment bardhi keshilli i integrimit evropian 15 qershor 2022

Sondazh

Poll