Politike

“Beni, Beni”/ Plas sherri mes opozitës dhe PS në mbledhjen e Këshillit të Integrimit Europian, shpërthen Tabaku

Ferdinand Xhaferraj u shpreh se situata e krijuar nuk ishte aspak komode dhe kërkoi të bëhej një pakt që të mos kishte debate dhe ironi mes palëve. 

15 Qershor 2022, 15:23 Nga F.M
“Beni, Beni”/ Plas sherri mes opozitës dhe PS në mbledhjen
Mbledhja e Këshillit të Integrimit Evropian

TIRANË- Debate në Këshillin e Integrimit Evropian. 'Gjakrat u nxehën’ kur në mbledhje nisi debate për patronazhistët. Alibeaj tha i kërkoi një përgjigje për këtë çështje zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj duke e ironizuar dhe duke i thirrur ‘Beni’. Kjo mënyrë të drejtuari mori përgjigje nga Ahmetaj, por debatet s’u ndalën. Në mes ndërhyri edhe kryetarja Jorida Tabaku, e cila kërkoi të qetësoheshin. Ferdinand Xhaferraj u shpreh se situata e krijuar nuk ishte aspak komode dhe kërkoi të bëhej një pakt që të mos kishte debate dhe ironi mes palëve. 

PJESË NGA DEBATI: 

Arben Ahmetaj: Unë thashë flas si zëvendës kryeministër dhe si qytetar, si Beni. Mos vazhdo më me atë

Enkeled Alibeaj: Jo jo do të vazhdoj

Arben Ahmetaj: Mos vazhdo se do të ta kthej unë tani. Do që ta prishësh mbledhjen?!

Enkeled Alibeaj: Ktheje si të duash

Arben Ahmetaj: Lëre pra tani, kot

Enkeled Alibeaj: Më dëgjo deri në fund, se unë pata durim të dëgjoja deri në fund

Arben Ahmetaj: Dhe unë të dëgjoj, por mos më thuaj mua, jo Beni, jo kjo. Stop

Enkeled Alibeaj: Ta them unë ty atë, këtë gjuhë mos e përdor se nuk të shkon.

Arben Ahmetaj: Beni, Beni. Stop me atë referencë, kaq.

Enkeled Alibeaj: Bën vetëm një gjë të mirë ti, të mbash ato shënime. Meqë i thotë zonja Çupi

Arben Ahmetaj: Zonja Çupi, por me respekt.

Enkeled Alibeaj: Beni me respekt të them dhe unë me respekt e kam. Pse acarohesh ti

Enkeled Alibeaj: Të vazhdoj unë dhe vazhdo pastaj ti me përgjigjet

Jorida Tabaku: Mua me ti mos mu drejto. Ule zërin aty, mos mu drejto mua me “ti” këtu në mbledhje.

Flet Petro Koçi por nuk dëgjohet në audio

Jorida Tabaku: Kush po bën ironi? Suleni të gjithë me urdhër. A ka mundësi të mbash qetësi këtu, ne po flasim. Mua me ti mos mu drejto, po të them. Qetësohu dhe mos mu drejto me ti, qetësohu. Mund të bëjmë 5 minuta pushim të qetësohet zoti Koço

Enkeled Alibeaj e korrigjon: Koçi

Jorida Tabaku: Qetësohu, e menaxhon vetë. S’ka nevojë për njeri që të sulet

Enkeled Alibeaj: Duhet qetësi, askush të mos ndjehet i fyer në një çështje kaq të rëndësishme. Mbajta shënim çfarë thatë dhe po ju kthej përgjigjet ashtu siç juve ndiheni më rehat. Ju thashë o zv.kryeministër, ose Beni, meqë thatë Beni. Prit tani, janë pyetjet që ju kanë acaruar.

Pyetja është: Endri Fuga është drejtori i Agjencisë për Mediat për Informim, s’ka tqë dhëna si rekrutohen janë mbi 60 veta, çfarë kriteresh ka. Ajo ka qëllim propagandën qeveritare

Ferdinand Xhaferraj u shpreh se situata e krijuar nuk ishte aspak komode dhe kërkoi të bëhej një pakt mes tyre që gjatë mbledhje të mos ketë tensione e debate, duke theksuar se “kjo nuk do të thotë që s’duhet të kemi stil komunikimi me ironi, të kemi nerva ta mbajnë deri në fund ironinë”.

Ferdinand Xhaferraj: Nuk u ndjemë aspak komod me situatën që u krijua. Kur hymë këtu brenda duhet të bëjmë një pakt që konflikti dhe tensione nuk duhet të jetë pjesë e kësaj tryeze. Dhe kjo nuk do të thotë që s’duhet të kemi stil komunikimi me ironi, të kemi nerva ta mbajnë deri në fund ironinë. Të mos shoqërohet me tension e debat.

Ndërsa drejtuesja e Këshillit të Integrimit Evropian i kërkoi ndjesë Shoqërisë Civile, në fund të mbledhjes.

Jorida Tabaku: I kërkon ndjesë Shoqërisë Civile për komentet jo shumë etike, që u zhvilluan gjatë mbledhjes.

keshilli i integrimit evropian 15 qershor 2022

Sondazh

Poll