Politike

Rama s'bëhet i gjallë në rrjetet sociale, Abazoviç zbulon shoqëruesen e kryeministrit shqiptar në Kiev

Ka qënë kryeministri i Malit të Zi, ai i cili ka shpërndarë në rrjetin social Instagramin një video ku shihen dhe shoqëruesit e kryeministrit Rama.

15 Qershor 2022, 09:33 Nga A.B
Rama s'bëhet i gjallë në rrjetet sociale, Abazoviç
Edi Rama dhe Dritan Abazovic ne Kiev

KIEV- Në vizitën e tij në Kiev, kryeministri Edi Rama është i shoqëruar nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Ka qënë kryeministri i Malit të Zi, ai i cili ka shpërndarë në rrjetin social Instagramin një video ku shihen dhe shoqëruesit e kryeministrit Rama. Ky i fundit, ende nuk ka ndarë asgjë në profilet e tij zyrtare për vizitën në Kiev, ndërsa homologu i tij ka ndarë foto e video në Facebook, Twitter e Instagram. 

Ata do të zhvillojnë takime  të nivelit të lartë me Presidentin Volodymyr Zelenskyy dhe do të vizitojnë disa nga zonat e dëmtuara nga lufta e Ukrainës me Rusinë.

edi rama ne kiev edi rama

Sondazh

Poll