Sport

Dávinson Sánchez i afrohet Interit, si një "monedhë këmbimi"

Kolumbiani do të largohej nga Premier League pas pesë vitesh. Klubet e Seria A një destinacion i supozuar

14 Qershor 2022, 16:56 Nga DOSJA
Dávinson Sánchez i afrohet Interit, si një "monedhë

ANGLI - Tregu i transferimeve po merr ngjyra në futbollin europian në ritmin e verës, kryesisht ligat më të rëndësishme lëvizin miliona, emrat dhe thashethemet më të mira janë në rend të ditës. Në mes të gjithë kësaj, është edhe Dávinson Sánchez, i cili ka një të ardhme shumë të pasigurt.

Kolumbiani ka kontratë me Tottenhamin deri në qershor të vitit 2024 , por pas përfundimit të këtij sezoni, drejtuesit e Spurs e kanë bërë të qartë, se vazhdimësia e tij nuk është prioritet. Kjo do të thotë, që nëse vjen një ofertë do ta lënë të largohet, por nëse nuk arrin asnjë, ai nuk e ka problem ta qëndrojë më gjatë në klub.

Niveli i Sanchez ka rënë në krahasim me kohën e nënshkrimit të tij 5 vjet më parë nga Ajax dhe e gjithë kjo analizohet nga Tottenham për ta vënë atë tani si mjet pazari, për një nënshkrim të shumëpritur të Antonio Contes, duke menduar për Champions League sezonin e ardhshëm.

Siç zbulohet nga 'Calciomercato', Tottenham planifikon të ofrojë 30 milionë euro plus Dávinson Sánchez për nënshkrimin e Alessandro Bastonit, një 'xhevahir' 23-vjeçar që luan për Interin dhe është në shijen e plotë të Antonio Contes.

“Spurs kanë një propozim të ri në mendje: ideja do të ishte ofrimi i 30 milionë eurove dhe nënshkrimi i Davinson Sánchez, një qendërmbrojtës kolumbian. Një ofertë që duket se nuk i pëlqen bordit të Interit që, duke pasur parasysh nevojat e klubit, dëshiron vetëm të mbledhë para nga një shitje”, raportoi mediumi i lartpërmendur.

Dávinson Sánchez gjithashtu ka ndezur thashetheme në klube italiane si Milan, Roma dhe Napoli; kështu që prej disa muajsh flitej për mundësinë e tij për emigrimin e tij në Serie A pas 5 vitesh te Tottneham.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll