Sport

“Mirë se erdhe te Inter!”: Dybala dhe Correa darkojnë së bashku në Miami

Dy argjentinasit janë ftuar në një klub gjatë pushimeve në Florida: pronari përshëndet ‘çiftin’ zikaltër

14 Qershor 2022, 17:10 Nga DOSJA

ITALI - Nga Majami në Milano, udhëtimi i radhës i Paulo Dybala është tashmë i rezervuar.  Nënshkrimi me Interin po afrohet gjithnjë e më shumë, detajet e fundit do të përcaktohen në takimin e radhës mes Beppe Marotta dhe Jorge Antun, të planifikuar brenda dy-tre ditëve të ardhshme, pikërisht në kohën e kthimit në Itali të presidentit Steven Zhang, i thirrur për të vulos ardhjen e Joyas dhe rinovimin e Simone Inzaghit. 

Palët kanë arritur tashmë një marrëveshje për kohëzgjatjen e kontratës, një afat katërvjeçar është gati për Dybala, mbeten për t'u depozituar disa diferenca në lidhje me pjesën e bonuseve që do të çojnë pagën deri në 7 milionë në sezon.

Ndërkohë, Dybala vazhdon pushimet e tij në Florida, ku Joaquin Correa, bashkëlojtari i tij me kombëtaren, është gjithashtu atje. Të dy kaluan një mbrëmje së bashku në një klub në Miami, “Forte dei Marmi”, pronari i të cilit nuk mungoi të përjetësohej në shoqërinë e tyre. Një foto e postuar në instagram e kompletuar me një mbishkrim emblematik: “Dybala, mirë se erdhe te Inter”.

“Mirë se erdhe te Inter!”: Dybala dhe Correa darkojnë

B.T (Dosja.al) 

 

Sondazh

Poll