Sport

Conference League: Shorti i buzëqesh Laçit, udhëtim drejt Gjeorgjisë për Partizanin

Shorti i turit të parë të Conference League ka përcaktuar edhe kundërshtarët e turit të parë për skuadrën e Laçit dhe të Partizanit, aktivitet që do të nisë në javën e parë të korrikut. Ndeshjet e vajtjes do të zhvillohen më 7, ndërsa ato të kthimit më 14 korrik.

14 Qershor 2022, 14:43 Nga DOSJA

Conference League: Shorti i buzëqesh Laçit, udhëtim drejt

ZVICER - Në selinë e UEFA-s, në Nion të Zvicrës, është hedhur edhe shorti për turin e parë të Conference League, ku marri pjesë edhe dy skuadrat tona, Laçi dhe Partizani. Ndeshjet e vajtjes do të zhvillohen më 7, ndërsa ato të kthimit më 14 korrik.

Goglat e kanë vënë skuadrën e Laçit përballë malazezëve të Iskra të Danilovgrad në Malin e Zi, një kundërshtar i pëlqyeshëm për kurbinasit, duke llogaritur edhe faktin që nuk do të kenë një udhëtim të gjatë për të përshkuar.

Ndërkohë, Partizani do të përballet me skuadrën Saburtalo të Gjeorgjisë, i cili merr pjesë në Europë në tri edicionet e fundit europiane. Ana pozitive e këtij shorti është që janë evituar përplasjet me skuadrat nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut në raste ku skuadrat ishin kundërshtare potenciale.

Ja dhe shorti i plotë i turit të parë të Conference League:

Conference League: Shorti i buzëqesh Laçit, udhëtim drejt

Conference League: Shorti i buzëqesh Laçit, udhëtim drejt

Conference League: Shorti i buzëqesh Laçit, udhëtim drejt

Conference League: Shorti i buzëqesh Laçit, udhëtim drejt

Conference League: Shorti i buzëqesh Laçit, udhëtim drejt

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll