Sport

Pas gabimit te penalltia njofton largimin nga Peruja, por pastaj e fshin mesazhin

Menjëherë pasi pa gjuajtjen e tij të zmbrapsej nga shtylla, e cila përshpejtoi humbjen e Perusë në ‘play-off’ për Kupën e Botës 2022 kundër Australisë të hënën në mbrëmje (4-5 me penallti), Luis Advincula (32 vjeç) ka deklaruar fundin e karrierës me kombëtaren. Vendim të cilin më pas e ka ndryshuar

14 Qershor 2022, 11:08 Nga DOSJA

KATAR - Peruanët dukeshin të pangushëllueshëm në mjediset e stadiumit ‘Ahmed-Ben Ali’, pas dështimit të tyre kundër Australisë në ‘play-off’-in ndërkontinental Azi-Amerika e Jugut për Kupën e Botës 2022 (0-0, 4-5 me penallti) të hënën në mbrëmje. Mirëpo rasti i Luis Advincula ishte krej i veçantë. Mbrojtësi i djathtë i ‘bardhekuqve’ ka mbetur i shtangur teksa e pa gjuajtjen e tij, e treta e Perusë, që u përplas te shtylla e majtë.

Me të përfunduar ndeshja, Advincula ka bërë të ditur në rrjetet sociale se po i jep fund karrierës me kombëtaren. “Unë jam përgjegjës për këtë katastrofë dhe një jetë nuk do të më mjaftojë për të kërkuar falje. Nuk mendoj se kam forcë të ngrihem pas kësaj”,- ka shkruar ai. 

Megjithatë Advincula, e ka fshirë mesazhin e tij menjëherë pas publikimit, duke e mbajtur të paqartë të ardhmen e tij në kombëtaren peruane. Në moshën 32-vjeçare, mbrojtësi aktual i Boca Juniors, në Argjentinë, ka qenë një nga shtyllat e kombëtares së Perusë që nga 4 shtatori 2010, data e debutimit të tij ndërkombëtar (106 paraqitje dhe 2 gola).

Pas gabimit te penalltia njofton largimin nga Peruja, por pastaj e fshin

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll