Sport

Shorti i Champions League: Tirana përballë kampionëve të Luksemburgut

Për të mësuar rrugëtimin në turin e dytë të këtyre skuadrave, duhet pritur shorti që do të hidhet ditën e nesërme.

14 Qershor 2022, 12:18 Nga DOSJA
Shorti i Champions League: Tirana përballë kampionëve të

TIRANE - Goglat e hedhura sot në mesditë në Nion të Zvicrës, kanë përcaktuar që 26 herë kampionët e Shqipërisë, bardheblutë e Tiranës të përballen në turin e parë të Champions League, me skuadrën e Dudelange, kampione të Luksemburgut.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 21 qershor në transferte në Luksemnburg, ndërsa ajo e kthimit pas tri ditësh, më 24 qershor në Tiranë. Rrugëtimi i skuadrave shqiptare në kupat e Europës ka nisur në mesditën e sotme.

Pasi janë mësuar çiftimet për turin e parë, për të mësuar rrugëtimin në turin e dytë të këtyre skuadrave, duhet pritur shorti që hidhet ditën e nesërme.

Ja dhe shorti i përcaktuar mesditën e sotme për turin e pare të Champions League

Pyunik (ARM) vs CFR Cluj (ROU)
Maribor (SVN) vs Shakhtyor Soligorsk (BLR) *
Ludogorets Razgrad (BUL) vs Sutjeska Nikšić (MNE)
Diddeleng (LUX) vs Tirana (ALB)
Tobol (KAZ) vs Ferencváros (HUN)

Malmö (SWE) vs Preliminary round winners
Ballkani (KOS) vs Žalgiris (LIT)
HJK (FIN) vs RFS (LVA) *
Bodø/Glimt (NOR) vs KÍ (FRO)
The New Saints (WAL) vs Linfield (NIR)

Shamrock Rovers (IRL) vs Hibernians (MLT)
Lech Poznań (POL) vs Qarabağ (AZE)
Shkupi (MKD) vs Lincoln Red Imps (GIB)
Zrinjski (BIH) vs Sheriff (MDA)
Slovan Bratislava (SVK) vs Dinamo Batumi (GEO)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll