Sport

Depresioni për pak i mori jetën, rrëfimi në lot i ish-tenistes; Doja t’i jepja fund jetës duke u hedhur nga kati i 26-të

Jelena Dokic, ish-tenistja 39-vjeçare ka treguar tragjedinë e saj në rrjetet sociale.

14 Qershor 2022, 11:57 Nga DOSJA

Depresioni për pak i mori jetën, rrëfimi në lot i

AUSTRALI-Jelena Dokic, ish-tenistja 39-vjeçare ka treguar tragjedinë e saj në rrjetet sociale. Ish-numri 4 në botë iu desh të përballej me një jetë mjaft të ndërlikuar. Jelena tregon një datë të saktë, 28 Prill 2022, kur ishte në katin e 26-të dhe mendonte të hidhej. Për fat nuk e bëri dhe në rrjetet sociale vendosi të tregojë gjithçka: “28 Prill 2022. Nuk do ta harroj kurrë atë ditë.

Gjithçka është e paqartë, gjithçka është e errët. Nuk ka zë, nuk ka imazh, asgjë nuk ka kuptim... vetëm lot, trishtim, depresion, ankth dhe dhimbje”, thotë ajo duke postuar një foto të saj të përlotur.  “Gjashtë muajt e fundit kanë qenë të vështirë. Një klithmë e vazhdueshme, kudo. Fshihesha në banjë në punë deri te fshirja e lotëve që të mos më shihte askush.. Është një rreth vicioz në kokën time.

Unë gati u hodha poshtë nga ballkoni i katit të 26-të më 28 prill. Nuk do ta harroj kurrë atë ditë, thjesht doja që dhimbjet dhe vuajtjet të mbaronin. E shkruaj këtë sepse e di që nuk jam e vetmja që i përjetoj këto momente. Disa ditë janë të mira, të tjera më pak. Ndonjëherë bëj një hap përpara, ndonjëherë bëj një hap prapa, por tani po mundohem dhe ndjej se mund të dal prej saj”. Pastaj premtimi i fundit: “Do të kthehem, më e fortë se më parë”.

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll