Sport

Mayweather rikthehet në ring, do të përballet me një luftëtar japonez të MMA!

Në moshën 45-vjeçare, Floyd Mayweather, i pamposhtur gjatë karrierës së tij si profesionist, do të përballet me yllin japonez të MMA, Mikuru Asakura, në një ndeshje, ku rregullat e së cilës ende nuk janë sqaruar.

14 Qershor 2022, 11:42 Nga DOSJA

SHBA - Pas një fitoreje kundër yllit të MMA, Conor McGregor në 2017, një lufte kundër kikboksierit japonez Tenshin Nasukawa në fund të 2018, më pas një betejë e fituar kundër amerikanit Logan Paul vitin e kaluar, Floyd Mayweather do të vazhdojë fundin e tij të çuditshëm në shtator, përballë luftëtarit japonez MMA, Mikuru Asakura. 

“Të dy sportistët do të luftojnë në Japoni shtatorin e ardhshëm, ndërkohë që data dhe rregullat e takimit do të specifikohen më vonë këtë muaj”,- siguroi Nobuyuki Sakakibara, presidenti i MMA-së, shumë krenar që të shohë këtë luftë të zhvillohet.

"Unë jam më i miri, i kam parë të gjithë yjet [...] dhe i kam thyer të gjitha rekordet”,- u përgjigj Floyd Mayweather, përpara se ta përshkruante Mikuru Asakura si "një kundërshtar si çdo tjetër, që do të bëjë më mirë”. 

I pamposhtur gjatë gjithë karrierës së tij profesionale (50 fitore), "Money" tha se donte "të bënte si gjithmonë: t'i tregonte publikut atë që erdhi për të parë". I pyetur për një largim të ri të mundshëm nga ringu, amerikani u përgjigj se do të tërhiqej vetëm kur të kishte vendosur.

Mayweather rikthehet në ring, do të përballet me një

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll