Sport

Tebas i alarmuar për transfertat multi-milionere të PSG dhe Manchester City

Liga Spanjolle e Futbollit paraqiti një ankesë kundër kushteve të transferimit të Erling Haaland te Manchester City "javën e kaluar" dhe do të paraqesë edhe një tjetër kundër zgjatjes së Kylian Mbappe te PSG "këtë javë", siguroi presidenti i saj të hënën.

14 Qershor 2022, 07:13 Nga DOSJA
Tebas i alarmuar për transfertat multi-milionere të PSG dhe Manchester

SPANJE - Liga Spanjolle e Futbollit paraqiti një ankesë në UEFA kundër kushteve të transferimit të Erling Haaland te Manchester City "javën e kaluar" dhe do të paraqesë një tjetër kundër zgjatjes së Kylian Mbappe në Paris-Saint-Germain "këtë javë", siguroi presidenti i saj, Javier Tebas të hënën.

“Unë nuk po e mbroj Real Madridin për çështjen e Mbappé, por dua të ruaj futbollin europian”, - shpjegoi lideri spanjoll gjatë një ngjarjeje në Valladolid. Kontrata e re e Mbappe me PSG-në, për një periudhë trevjeçare, do ta bëjë klubin parizien të paguajë nga 40 deri në 50 milionë euro në vit vetëm për pagën e lojtarit.

Nga ana e Manchester Cityt, klauzola e lirimit të Erling Haaland te Borussia Dortmund ishte 75 milionë euro. Por me tarifat e agjentit dhe pagën e lojtarit, transferimi do t'u kushtojë anglezëve afro 300 milionë euro.

“Lejimi i këtyre operacioneve është më i rrezikshëm se Superliga”, tha Tebas, duke iu referuar projektit të vdekur, për të nisur një ligë të mbyllur europiane, të rezervuar për emrat e mëdhenj të futbollit europian. “PSG do të përfundojë me humbje prej 200 milionë eurosh, tashmë po zvarriten me 300 milionë dhe do ta deficitin me Mbappen me shifra të tilla”,- u ankua spanjoli.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll