Sport

Pique nuk largohet, kthehet në çështje te Barça! “Do të ndihmoj me aq sa mundem”…

Ai e di se roli i tij te skuadra nuk do të jetë më i njëjti, por ai do të vazhdojë të qëndrojë te katalanasit; nuk përjashton edhe uljen e pagës

14 Qershor 2022, 07:19 Nga DOSJA

Pique nuk largohet, kthehet në çështje te Barça!

SPANJE - Gerard Pique është kthyer në një nga protagonistët e merkatos së Barcelonës.  Qendërmbrojtësi, i cili ka edhe dy vite të tjera nga kontrata e tij, është në gojën e të gjithëve sepse drejtuesit dëshirojnë që ai të largohet nga Barcelona këtë verë. Trajneri ka zhvilluar një takim me futbollistin, të cilin i ka thënë se nuk e sheh më si titullar për sezonin e ardhshëm dhe se roli i tij në skuadër ka ndryshuar.

Megjithatë, pavarësisht këtij paralajmërimi, lojtari nuk do të largohet nga Barcelona. Futbollisti synon të vazhdojë dhe nuk mendon të largohet nga klubi, pavarësisht se nuk do të jetë titullari i padiskutueshëm. Pique e ka të qartë këtë dhe se do të vazhdojë edhe për të paktën një vit.

Situata është komplekse. Problemi që Barcelona ka me Pique në thelb është ekonomik dhe jo sportiv. Më saktë, paga. Sipas burimeve në klub, ajo e kalon shumë e 40 milionë eurove. Kjo është një plagë për klubin, për sa i përket faturave të pagave. Nëse Pique largohej, Barcelona do të kishte një hapçsirë më të madhe për të nënshkruar me lojtarë të tjerë.

Kontaktet me drejtuesit do të ndodhin së shpejti dhe Pique mund ta ulë sërish pagën. Qendërmbrojtësi e la të hapur këtë mundësi në bisedën e tij me Xavin. “Do të ndihmoj me aq sa mundem”, ka thënë ai. Në nivel sportiv, Pique ka ofruar një paraqitje të mirë këtë sezon. Prania e tij ka qenë kyçe në shumë ndeshje dhe rekordet e mbrojtjes së ekipit. Përveç kësaj, lidershipi i tij në fushën e lojës është pa dyshim, siç është parë edhe gjatë gjithë këtij ushtrimi.

Pique nuk largohet, kthehet në çështje te Barça!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll