Sport

Juventus, rikthehet emri Suarez! Klubi bardhezi e sheh si zëvendësues të Vlahovic

Më 20 shtator të vitit 2020 Luis Suarez ishte drejt transferimit te skuadra e Juventusit. Duhej nënshtetësia italiane  sepse bardhezinjtë nuk kishin hapësirë për një lojtar jo shtetas të BE-së.

14 Qershor 2022, 12:46 Nga DOSJA

Juventus, rikthehet emri Suarez! Klubi bardhezi e sheh si zëvendësues

ITALI-Më 20 shtator të vitit 2020 Luis Suarez ishte drejt transferimit te skuadra e Juventusit. Duhej nënshtetësia italiane  sepse bardhezinjtë nuk kishin hapësirë për një lojtar jo shtetas të BE-së. Një transferim i tillë nuk u bë, sepse provimi gjuhësor i uruguaianit doli farsë. Më pas sulmuesi u transferua te Atletico Madrid.

Kur kanë kaluar thuajse 2 vjet, emri i Suarez është rikthyer sërish në skenë. Klubi kërkon me patjetër një sulmues pas lamtumirës së Dybala-s dhe largimit të Morata-s. Sipas asaj që raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, kjo e ardhme mund të përkojë sërish me Juventusin. Përfaqësuesit e sulmuesit ia kanë ofruar atë Juventusit, i cili për momentin nuk e ka përjashtuar si mundësi apriori.

Suarez konsiderohet si një lloj ‘plani B’, ndërsa prioriteti quhet Angel Di Maria, i cili në mendimet e Allegrit është një nga dy të huajt, së bashku me Chiesa, në treshen titullare sulmuese, të kompletuar nga i paprekshmi Vlahovic. Paga prej 5 milionë eurosh në sezon tremb disi drejtuesit e Juventusit, të cilët do kërkojnë të ulin pretendimet e lojtarit.

E.Ç (Dosja.al)

luis suarez

Sondazh

Poll