Politike

Blockman: Ngadalësimi i reformave e mban Shqipërinë jashtë BE

Blockman tha se hapi i ngadaltë me të cilin ecën vendin ynë në këtë aspekt, po e lë jashtë Bashkimit Evropian. 

13 Qershor 2022, 19:02 Nga F.M
Blockman: Ngadalësimi i reformave e mban Shqipërinë jashtë
Steven Blockman

TIRANË- Zyrtari Steven Blockmans, Drejtor i Kërkimeve në CEPS, instituti i mendimit me bazë në Bruksel i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare që të nxitojë me reformat. I pranishëm në konferencën antikorrupsion, Blockman tha se hapi i ngadaltë me të cilin ecën vendin ynë në këtë aspekt, po e lë jashtë Bashkimit Evropian. 

"Faleminderit shumë për ftesën dhe ndjesë që nuk pata mundësi të jem aty fizikisht. Do të doja ta nisja me reformat. Është një hap i ngadaltë i reformave që sjell vonesa për anëtarësimin e vendit në BE. Kjo është arsyeja sepse në një farë mënyre zmbrapset procesi i anëtarësimit. Duket ndoshta sikundër intuitive sepse gjyqtarët, akademikët dhe politikanët e lartë kanë pranuar edhe pasojat e pamarra parasysh të kësaj reforme, një paralizë që mund t’i hapë derën korrupsionit. Duhet të ishte marrë parasysh që do të përballeshim me një numër të vogël prokurorësh. Në Shqipëri, mungesa e stafit dhe mbështetja financiare ishin nga çështjet më të para e baza e të gjithave,"- tha Blockmans. 

steven blockmans konferenca anti-korrupsion

Sondazh

Poll