Politike

Manja: 114 miliardë lekë për drejtësinë pa llogaritur fondet nga BE e SHBA, do e shtojmë sipas rezultateve

Manja tha se është vulosur ngritja e një sistemi dhe janë mekanizmat e duhura ligjore që sistemi të jetë llogaridhënës.

13 Qershor 2022, 18:40 Nga F.M

 

Manja: 114 miliardë lekë për drejtësinë pa llogaritur
Ulsi Manja

 

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsu Manja ka deklaruar se do t'i mbështesin me fonde institucione AntiKorrupsion, në varësi të situatës e dosjeve që do të kenë në dorë. I pranishëm në konferencën Antikorrupsion, Manja tha se është vulosur ngritja e një sistemi dhe janë mekanizmat e duhura ligjore që sistemi të jetë llogaridhënës. Sipas Manjës gjatë periudhës 2016-2022, qeveria ka buxhetuar me 114 miliardë lekë institucionet e drejtësisë pa llogaritur donatorët. 

"Jam shumë i lumtur që sot më jepet mundësia që të prezantoj disa arritje e strategji antikorrupsion, sot nuk jemi në këtë konferencë jo thjesht për këtë gjë por për të ndarë arritje konkrete. Sot është bërë e mundur falë vullnetit tonë politike, por edhe mbështetjes së vazhdueshme të miqve tanë, BE e SHBA-ve. Gjej rastin të falenderoj ambasadoren Kim dhe zonjën e Matuela për të gjithë mbështetjen në luftën kundër korrupsionit. Si e shoh unë reformën në drejtësi gjashtë vite pas nisjes së saj? faza e ngritjes së instituioneve është e përfnduar, tashmë jemi në fazën e kosnolidimit. A ka sot sistemi i drejtësisë mekanizmat e duhura. Qëllimi kryesor ishte lufta kundër korrupsionit dhe ajo për të cilën e kam fjalën është Vettingu. Shifrat janë kokëforta. 60% e magjistratëve kan kaluar, ndërsa ojesa tjetër janë dorëhequr ose janë shkarkuar. Lufta kundër korrupsionit ka qenë rruga e duhur dhe unë jam krenar. Kush është rezultati? Paralelisht është vulosur ngritja e një sistemi dhe janë mekanizmat e duhura ligjore që sistemi të jetë llogaridhënës, sot që flasim ka mekanizma të duhura që sistemi të mos bjerë më në pikën ku ishte dhe që sistemi të jetë në rendin që duhet. Lufta kundër korrupsionit në nivelet e larta. E theksoi dhe vetë kryeministri, ishte e paimagjinueshme që tën dodhte kjo gjë, sot SPAK ka 7 prokurorrë, e bashkë me BKH-në janë një garanci që lufta e korrupsionit në nivelet e larta të japë sukses. Gjatë periudhës 2016-2022, qeveria ka buxhetuar me 114 miliardë lekë institucionet e drejtësisë pa llogaritur donatorët. Jemi gati të shtojmë buxhetin sipas nevojave,"- tha Manja. 

ulsi manja konferenca anti-korrupsion

Sondazh

Poll

Politike 13 Qershor 2022, 17:19 F.M

Ekonomi: Digjitalizimi po shmag korrupsionin

Milva Ekonomi TIRANË- Ministrja Milva Ekonomi tha se digjitalizimi ka shmangur korrupsionin. E pranishme në konferencën antikorrupsion, Ekon...