Politike

Matuela: Qeveria të ketë në vëmendje biznesin e vogël e familjet, jo të gjithë kanë akses online

Ajo shtoi se ka ardhur koha që në vendin tonë, mosndëshkimi të mos ekzistojë më. 

13 Qershor 2022, 18:25 Nga F.M
Matuela: Qeveria të ketë në vëmendje biznesin e vogël e
Michela Matuela

TIRANË- Zyrtarja e lartë evropiane Michela Matuela për Ballkanin Perëndimor i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare që ta vërë theksin e reformave tek familjet, biznesi i vogël dhe tek ata që nuk mund të kenë akses online. E pranishme në konferencën antikorrupsion, Matuela tha se Shqipëria ka dhënë një kontribut të madh për Ukrainën, duke qenë edhe anëtare e Këshillit të Sigurimit. Por, ajo shtoi se ka ardhur koha që në vendin tonë, mosndëshkimi të mos ekzistojë më. 

"Pikërisht ne e dimë se çfarë ka ndodhur më 24 shkurt dhe më lejoni ta falenderoj Shqipërinë për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës. Ne po flasim për vlerat e përbashkëta që Shqipëria ka me BE-në. kjo nuk do të thotë që të gjitha sfidat e problemet nuk do të egzistojnë më, sepse ndryshe ndryshe Shqipëria do të ishte pjesë e BE-së, këtë e ka thënë edhe vetë kryeministri. Ideja është që Shqipëria duhet të përshpejtojë me reformat, janë ende përparësi në agjendën tonë, janë mjete shumë të rëndësishme. Metodologjia flet pikërisht për këtë çështje, vlerëson punën që është bërë dhe që po bëhet. Procesi ky është dhe Shqipëria ka marrë masta që të zbatojë një reform në drejtësi, është bërë shumë punë dhe do ta vendosë Shqipërinë në hartën e atyre që janë gati për të ndërmarrë reforma kurajoze. Një ndryshim që do të thotë se askush nuk do të gëzojë me mosndëshkimin. Të gjitha organet apo puna që ka bërë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit bën që Shqipëria të ecë para e të çlirohet nga ata që nuk duan që Reforma në drejtësi të japë rezultate. Kemi edhe konfiskimin e aseteve kriminale. Ky ka qenë një dimension shumë i rëndësishëm. Individët e cënueshëm si familjet e biznesi i vogël duhet të mbeten në qendër të vëmendjes së qeverisë, sidomos ata që nuk kanë akses në shërbimet online, ky duhet të jetë një objektiv i juaj,"- tha Matuela ndër të tjera. 

Sondazh

Poll

Politike 13 Qershor 2022, 17:19 F.M

Ekonomi: Digjitalizimi po shmag korrupsionin

Milva Ekonomi TIRANË- Ministrja Milva Ekonomi tha se digjitalizimi ka shmangur korrupsionin. E pranishme në konferencën antikorrupsion, Ekon...