Politike

Bilali: Digjitalizimi u kurseu qytetarëve 687 mijë kilometër rrugë, 48 mijë litra karburant dhe 1145 ditë pune

13 Qershor 2022, 18:02 Nga DOSJA
Bilali: Digjitalizimi u kurseu qytetarëve 687 mijë kilometër
Edona Bilali

Edona Bilali: Perceptimi nuk është realiteti, në një rast studimor, pesë njerëzve u kërkohet që të prekin një elefant dhe të tregojnë se çfarë përshtypje u la. Ato nuk e dinë se çfarë është elefanti dhe mund të prekin vetëm një pjesë të tij, kështu, çdonjëri prej tyre prekin pjesë të ndryshme. Dikush prek bishtin, diksuh veshin, këmbën, etj. Në fund të gjithë bëjnë përkufizimin dhe asnjëri nuk e gjen që bëhet fjalë për elefant. Kjo sepse kanë informacion të kufizuar. Kështu që sot gjithësecili ka një përceptim të vetin bazuar në informacionin që ka. Korruopsion në Shqipëri ka, në disa hallka, ajo që kemi zgjedhur të bëjmë është ta luftojmë atë. Kështu që prezantojmë para jush atë çfarë është bërë dhe çfarë ka për tu bërë. Në këtë mandate ne kemi digjitalizimin. Pak vite më parë ishin të paktë ata që e besonin revolucionin digjital që përflitej pej kohësh, shumë ishin skeptikë, përfshirë edhe mua. Në vitet e fundit jemi përqëndruar në platformën digjitale. Raporti kombëtar i Antikorrupsionit do të bëhet çdo vit duke bërë që publiku të ketë një informacion transparent me punën që është bërë, ky raport konsiston në tregimin e transformimit të vendit, lehtësimin e biznesit që më herët kryenin procedura manual. Tashmë është vetë biznesi që bën çdo veprim nga zyra e tij apo nga e-albania. Sistemi doganor ka pasur gjithashtu përparime, kemi future 4 shërbime të tjera online. Për prokurorimin public, ky sistemi funksion vetëm përmes sistemit SPE, dhe si hallkë e fundit kemi digjitalizuar edhe ankesat. Është funksional tërësisht duke nisur nga tetori i vitit të kaluar. Suksesi në transformimin digjital i takon edhe Drejtorisë së Shërbimit Rrugor. Dikur nuk mbaroje dot punë pa para nën dorë, kjo kujtesë na shërben për të parë që digjitalizimi është e vetmja rrugë. U kemi kursyer shqiptarëve 16.2 milionë euro, 687 mijë kilometër rrugë, 48 mijë litra karburant dhe 1145 ditë pune. Kush nuk do me pa vazhdon të përshkruaj bishtin e veshin e elefantit.

Vijon….

Sondazh

Poll

Politike 13 Qershor 2022, 17:19 F.M

Ekonomi: Digjitalizimi po shmag korrupsionin

Milva Ekonomi TIRANË- Ministrja Milva Ekonomi tha se digjitalizimi ka shmangur korrupsionin. E pranishme në konferencën antikorrupsion, Ekon...