Politike

FOTO/ Meta nga SHBA: I lumtur që po festojë 110-vjetorin e Federatës Vatra

Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se në Neë York ka shkuar për të festuar 110-vjetorin e themelimit të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”. 

13 Qershor 2022, 17:41 Nga I.A
FOTO/ Meta nga SHBA: I lumtur që po festojë 110-vjetorin e
Ilir Meta

SHBA- Presidenti Ilir Meta ka publikuar disa pamje nga vizita e tij në SHBA. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se në Neë York ka shkuar për të festuar 110-vjetorin e themelimit të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”. 

Postimi i Plotë: 

Shumë i lumtur të ndodhem në Neë York, mes qindra bashkëkombasve nga të gjitha trevat shqiptare, për të festuar me madhështinë që meriton, 110-vjetorin e themelimit të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”, historinë më të suksesshme të organizimit të shqiptarëve jashtë vendit. Përmes veprimtarisë patriotike, kombëtare dhe diplomatike, “Vatra”, që ditën e parë u bë promotore e lëvizjeve kombëtare dhe e shpalljes së pavarësisë, për të patur më pas ndikim të jashtëzakonshëm në ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të Shqipërisë. Gjatë diktaturës komuniste “Vatra” ishte shtëpia e shqiptarëve ku diskutohej për fatet e kombit, për lirimin dhe demokratizimin e Shqipërisë, por edhe për lirinë e shqiptarëve në ish-Jugosllavi e sidomos për Kosovën. Sot, 110 vite nga themelimi i saj, pozita e kombit tonë është më e mirë se ndonjëherë më parë dhe për këtë ka meritat dhe kontributet e patjetërsueshme edhe “Vatra”. Secili ‘vatran’ dhe shqiptar i SHBA meriton mirënjohje të veçantë për kontributin e dhënë për çështjen shqiptare. Gëzuar 110-vjetorin e krijimit të “Vatrës! Zoti e bekoftë Kombin tonë dhe miqësinë shqiptaro-amerikane!

vatra ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 13 Qershor 2022, 17:19 F.M

Ekonomi: Digjitalizimi po shmag korrupsionin

Milva Ekonomi TIRANË- Ministrja Milva Ekonomi tha se digjitalizimi ka shmangur korrupsionin. E pranishme në konferencën antikorrupsion, Ekon...