Politike

Lufta ndaj korrupsionit, Yuri Kim: S'ka lidhje me dëshirën për të shkuar në parajsë

Yuri Kim lufta ndaj krimit dhe korrupsionit duhet që të kishin prioritet, duke bërë edhe batuta në fjalimin e saj para të gjithë të pranishmëve.

13 Qershor 2022, 18:09 Nga k.m.

Lufta ndaj korrupsionit, Yuri Kim: S'ka lidhje me dëshirën

TIRANË- Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka folur në Konferencën për luftën anti-korrupsion. Në fjalën e saj, ambasadorja u shpreh se në fakt vetëm qytetarët shqiptarë mund të luftojnë fenomenin për të ecur para në integrimin e vendit. Ajo shtoi se pas rënies së korrupsionit, Yuri Kim lufta ndaj krimit dhe korrupsionit duhet që të kishin prioritet, duke bërë edhe batuta në fjalimin e saj para të gjithë të pranishmëve. 

"Qeveria e Shqipërisë është shumë e përkushtuar kundër korrupsionit. Lufta kundër korrupsionit, nga përvoja jonë është ajo për të cilën ne flasim, jo sepse nuk kemi korrupsion. E kemi përjetuar se çdo të thotë. Kështu që do të doja t'ju thoja. Ju si qytetarë të Shqipërisë duhet që të themi mjaft me korrupsionin. Për të dhënë që Shqipëria mund të jetë më e fortë. Festuam Shqipërinë e lirë të një demokracie që hoqi qafe komunizimin dhe korrupsionin. Kështu që tani, ia ku jemi 31 apo 32 vite rënia e korruposini. Për të pasur lidhje të veçanta, duhet të bëni, merrni një favor. Por kësaj duhet që t'i jepet fund. Nuk ka të bëjë me ndjekjen e 10 urdhëratrave apo çdo kodi etik. Nuk ka lidhje me dëshirën për të shkuar në parajsë. Unë do të doja që të gjithë të shkonit në parajsë. Edhe unë të shkoja në qiell, por nuk është kjo. ne duam që miqtë tanë të jenë të fortë, pavarur, të pasur. E kam thënë edhe më parë. Ne duam që Shqipëria të jetë partner dhe jo problem. Ju duhet ta udhëhiqni luftën. Takoj njerëzit që më thonë vetëm ju e bëni, por në fakt vetëm JU do e bëni. Ne do jemi me ju në çdo hap të rrugës. Ndonjëherë do t'ju shtyjmë. Ndonjëherë do të lodheni. Ky është çasti i historisë kur mund të mund të ngriheni në një nivel tjetër,"-tha ajo ndër të tjera.

yuri kim konferenca anti-korrupsion

Sondazh

Poll

Politike 13 Qershor 2022, 17:19 F.M

Ekonomi: Digjitalizimi po shmag korrupsionin

Milva Ekonomi TIRANË- Ministrja Milva Ekonomi tha se digjitalizimi ka shmangur korrupsionin. E pranishme në konferencën antikorrupsion, Ekon...