Politike

Proceset e tenderimit/ Rama: Do bëhen me ekspertizë të jashtme, pse jo dhe kompani të huaja

Edi Rama tha se kështu do të çlirohet administrata dhe se procesi i tenderimit do të jetë më transparentë.

13 Qershor 2022, 17:48 Nga k.m.
Proceset e tenderimit/ Rama: Do bëhen me ekspertizë të jashtme,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të krijohet një strukturë e re, me ekspertizë të jashtme dhe profesionale për të shmangur tenderat me probleme. Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Konferencës së Parë Kombëtarë të Anti-Korrupsionit, Rama tha se kështu do të çlirohet administrata dhe se procesi i tenderimit do të jetë më transparentë.

Revolucioni dixhital- Sot nuk ka më nevojë të shkosh në asnjë zyrë. Përveçse kur të martohesh ku duhet të paraqitesh me bashkëvuajtësen. Sot të gjithë transaksionet janë online dhe në kohë reale. Si fiksalizimi. Nuk është aspak e rastit që në të gjitha raportet e vlerësimeve, Shqipëria hyn në grupin e vendve më të zhvilluara. Po ashtu, edhe sektori privat që të ngrihet në nivelin e shtetit dhe të sektorit publik.

Tenderat- është transformim i paimagjinueshëm nëse nisemi nga ky ka nisur kjo punë. është vetëm raport faktik. Flitet qartë sesi kemi lëvizur në këtë aspekt. Nëse do të thoshim që tenderat në Shqipëri kanë arritur nivelin që meritojnë të gjithë, duhet të ishim sot në këmbë për t'u bërë pjesë e BE, por nuk jemi akoma aty. Do përfshihet ekspertiza e jashtme, në mënyrë që administrata të bëjë administratën. Tenderimin ta bëjnë strukturat me ekspertizë të jashtme, pse jo dhe kompani të huaja.

Me tendera kemi probleme se nëse do thonim që janë transparente dhe niveli i drejtësisë që meritojnë të gjithë ne duhet të ishim jo kandidat për BE, por në këmbë për t’u bërë anëtarë të BE, po përgatisim një fazë tjetër për të çliruar administratën nga pesha e madhe e këtij procesi, të kontraktimit përmes fondeve në tendera, për të përfshirë ekspertizë të jashtme dhe pse jo kompani ndërkombëtare, që administrata të bëj administratën, ministritë ministrinë, tenderimin ta bëjnë struktura me një pavarësi dhe profesionalizëm, se problem nuk është vetëm korrupsioni, apo përzierja me qëllimin e devijimit të ligjit për përfitim, por është edhe paaftësia për të ndërtuar procese profesionale

Një nga problemet tona nuk është korrupsioni. Apo përzjera e devijimit të ligjit, por edhe paaftësia për sisteme të drejta. Nuk dua të zgjatem më tutje se është një konferencë e gjatë. Por dua ta mbyll me platformën e bashkëqeverisjes që i ka dhënë njerëzve një sistem të rëndësishëm. Se të gjitha shërbimet janë online.

edi rama  konferenca anti-korrupsion

Sondazh

Poll

Politike 13 Qershor 2022, 17:19 F.M

Ekonomi: Digjitalizimi po shmag korrupsionin

Milva Ekonomi TIRANË- Ministrja Milva Ekonomi tha se digjitalizimi ka shmangur korrupsionin. E pranishme në konferencën antikorrupsion, Ekon...