Politike

S'rri dot pa e përmendur! Tahiri dhe Habilajt, Rama: Drejtësia ndan kushërinjtë, tregon cili është i pafajshëm e cili jo

Kryeministri tha se askush në këtë vend disa vite më parë vetëm pak pas reformës në drejtësi që askush nuk do të ndihej i paprekshëm.

13 Qershor 2022, 17:32 Nga k.m.

 

S'rri dot pa e përmendur! Tahiri dhe Habilajt, Rama: Drejtësia
Edi Rama

 

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme gjatë Konferencës Kombëtare për Korrupsionin është ndalur te reforma në sistemin e drejtësisë dhe ndëshkimi i figurave të njohura politika. Gjatë fjalës së tij, Rama përmendi edhe rastin e dënimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Edhe pse u kursue që të përmendte emrin. Kryeministri tha se askush në këtë vend disa vite më parë vetëm pak pas reformës në drejtësi që askush nuk do të ndihej i paprekshëm.

"Kush e mendonte deri pak vite më parë se në këtë vend do të ndëshkoheshin nga drejtësia, figura politike të rangut më të lartë, kush e mendonte në këtë vend se do të vinte dita vetëm pak vite më par nga fillimi i reformës në drejtësi që askush nuk do të ndjehej i paprekshëm dhe që anëtarë qeverie, përfaqësues të zgjedhur, deputetë do të merreshin nën hetim dhe do të akuzoheshin nga një prokurori tërësisht e ndarë nga politika dhe tërësisht e fokusuar tek misioni i saj për të bërë drejtësi? Unë nuk besoj se dikush në këtë sallë deri para pak vitesh do ti përgjigjej pozitivisht. A e beson se pas pak vitesh do të ndodhë kështu? Dhe jo anëtarë qeverie dhe kryebashkiakë apo deputetë të opozitës, por të partisë në pushtet. Kemi pasur ne dikur anëtarë qeverie që pushtatoheshin por ishte sistem tjetër. Është moment historik përtej të gjitha mangësive apo dobësive.

Është moment historik përtej të gjitha mangësive apo dobësive. Është një proces që nuk ka ndodhur kurrë më parë që është ende në hapat e para që në këtë vend ku të jgithë jemi kushërinj të kemi një drejtësi të pavarur që ndan kushëririn e ndershëm nga ai fajshëm. Ndan të ndershmin nga i pasuri. S'ka pasur Shqipëria drejtësi të drejtë apo të pavarur nga pushteti në asnjë prej momenteve të qeverisjes së saj,"-tha ai ndër të tjera.

Edhe pse nuk e ka përmedur me emër, lihet të kuptohet që e ka fjalën për Tahirin, i cili fillimisht u akuzua se kishte ndihmuar kushërinjtë e tij në trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali. Bëhej fjalë për atë që më pas për të ashtuquajturin “Grupi Habilaj”.

konferenca anti-korrupsion edi ram saimir tahiri

Sondazh

Poll

Politike 13 Qershor 2022, 17:19 F.M

Ekonomi: Digjitalizimi po shmag korrupsionin

Milva Ekonomi TIRANË- Ministrja Milva Ekonomi tha se digjitalizimi ka shmangur korrupsionin. E pranishme në konferencën antikorrupsion, Ekon...