Politike

Kim: Korrupsion kemi edhe ne, por ligji të ndëshkon e shoqëria të bën të kesh turp

Prioritet sipas Kim, në Shqipëri duhet të jetë lufta kundër korrupsionit.

13 Qershor 2022, 18:16 Nga F.M
Kim: Korrupsion kemi edhe ne, por ligji të ndëshkon e shoqëria
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim tha se Shqipëria duhet ta luftojë korrupsionin. E pranishme në konferencën Antikorrupsion, Kim tha se korrupsioni ekziston kudo, por që duhet luftuar. Ajo solli shembullin e vetë SHBA-ve ku tha se atje edhe shoqëria të paragjykon kur je i korruptuar. 

"Vetëm ju mund ta bëni, SHBA-të si miq e partnerë do të jenë me ju në çdo hp të rrugës, ne do të jemi me ju për t'ju shtyrë, ndonjëherë do të lodheni e nuk do të doni të vazhdoni, ndodnjëherë do të lodhemi ne, por për këtë arsye janë miqtë. Ju jeni në prag të BE-së, ju jeni anëtar i NATO-s, ju do të jeni një ditë anëtar i BE-së, vendet e tjera kanë parë drejt Shqipërisë për avancimin në drejtësi, që nga 1 janari ju jeni pjesë e Këshillimit të Sigurimit, jeni lider me ne dhe vendosni për çështje që kanë rëndësi për të gjithë botën, ambasadori juaj është një yll, kryeministrit tuaj i kërkohet që të flasë sepse mendimi i Shqipërisë ka vlerë. Por nuk mund të ndodhë kjo nëse korrupsioni shihet se diçka e zakonshme. Jo sepse të tjerët nuk kanë korrupsion, por kemi edhe ligje. Ne kemi edhe një shoqëri që e bën të turpërueshmë që të jesh i korruptuar, të turpërueshme që një zyrtar të kërkojë ryshfet, nëse dikush shkel ligjin, duhet të paguajë për të. Një vend si Shqipëria duhet të ketë mundësi të barabrta, nuk mendoj se po kërkohen privilegje, ajo që po kërkoni për fëmijët tuaj është që të kenë të njëjtat mundësi si çdo fëmijë të vendit tjetër. Le t’i japim fund korrupsionit e të kërkojmë hap pas hapi se si ta ngremë njëri-tjetrin. Shqipëria duhet të ecë përpara dhe ne bashkë me ju,"- tha Kim ndër të tjera. 

yuri kim konferenca anti-korrupsion

Sondazh

Poll

Politike 13 Qershor 2022, 17:19 F.M

Ekonomi: Digjitalizimi po shmag korrupsionin

Milva Ekonomi TIRANË- Ministrja Milva Ekonomi tha se digjitalizimi ka shmangur korrupsionin. E pranishme në konferencën antikorrupsion, Ekon...