Politike

Deputetët shqiptarë dhe maqedonas takohen në Durrës, diskutojnë për procesin e anëtarësimit në BE

Kreu i Grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla me anë të një postimi në Facebook, shkruan se në takimin e sotëm diskutuan në lidhje me ekspertizën e nevojshme për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian

13 Qershor 2022, 17:04 Nga I.A
Deputetët shqiptarë dhe maqedonas takohen në Durrës,
Pamje nga takimi

DURRËS- Deputetët shqiptarë dhe maqedonas janë takuar ditën e sotme në Durrës. Kreu i Grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla me anë të një postimi në Facebook, shkruan se në takimin e sotëm diskutuan në lidhje me ekspertizën e nevojshme për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Postimi i Plotë:

Durrës. Ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë gati për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Europian, roli i parlamenteve kombëtare në këtë proces merr një rëndësi të veçantë. Me mbështetjen e Fondacionit Friedrich Ebert, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit të Maqedonisë së Veriut po forcojnë ekspertizën e nevojshme në procesin e anëtarësimit në BE.

taulant balla anetaresimi ne be

Sondazh

Poll