Sport

Ademi-Dardanëve: “Bravo djema, jeni më të mirët! Nuk ratë pre e provokimeve!”

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, iu është shprehur mirënjohës tifozëve Dardanë, që ishin në numër të madh në stadiumin e Volosit të Greqisë, që jo vetëm mbështetën Kosovën gjatë gjithë ndeshjes, por edhe për qëndrimin e tyre

13 Qershor 2022, 06:24 Nga DOSJA
Ademi-Dardanëve: “Bravo djema, jeni më të mirët! Nuk

GREQI - Kosova humbi me rezultatin 2-0 edhe në Volos ndaj Greqisë në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës C të Nations League.  

“Ishin këta luana dardanë që brohoritën dhe përkrahën futbollistët tanë deri në minutat e fundit përkundër humbjes dhe nuk ranë pre e provokimeve të shumta nga tifozët vendas. 

Bravo djema, jeni më të mirët! Bashkë për futbollin deri në fund. Sukseset pashmangshëm do të vijnë! Faleminderit”,- ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.  

Pas ndeshjeve të qershorit në grupin 2 të Ligës C, renditjen e kryeson Greqia me 12 pikë, e ndjekur nga Kosova me 6, Irlanda Verore 2 dhe Qipro 2 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll