Sport

“Ndaloni këtë m** ndeshje", çfarë e bëri nervoz Muriqin? Fjalët drejtuar arbitrit në takimin ndaj Greqisë

Kosova nuk ia del të marrë pikë ndaj Greqisë në transfertë, ku u mposht me rezultatin 2-0

12 Qershor 2022, 23:31 Nga DOSJA

“Ndaloni këtë m** ndeshje", çfarë e bëri

GREQI- Kosova nuk ia del të marrë pikë ndaj Greqisë në transfertë, ku u mposht me rezultatin 2-0. Dardanët rezistuan deri në minutën e 71-të pa pësuar, por pikërisht 19 minuta para përfundimit të kohës së rregullt u ndëshkuan nga Giakoumakis.

Pas zhbllokimit të rezultatit ndeshje u ndërpre për disa minuta për shkak të sulmit të tifozëve grekë ndaj mbështetësve të Kosovës. Kjo ishte pikënisja ku futbollistët u irrituan sidomos Vedat Muriqi. Sulmuesi shkoi pranë arbitrit: "Ky është futboll jo luftë.

Nëse duhet ta ndalojmë këtë ndeshje, duhet ta ndalojmë këtë m*t ndeshje." dëgjohen fjalët e Muriqit, teksa evidenton sulmet e tifozëve. Gjatë gjithë takimit ka pasur thirrje të koreve raciste të tifozëve grekë të cilët edhe kanë hedhur sende në fushë.

E.Ç (Dosja.al)

muriqi

Sondazh

Poll