Sport

F1/ Me dhimbje shpine dhe pa fuqi, Hamilton nuk duron më! Mesazhi për Mercedes pas garës në Baku

Çmimi i Madh i Azerbajxhanit në Formula 1 ka parë një tjetër triumf të dyfishtë të skuadrës së Red Bull, me Max Verstappen që ka mbërritur i pari në finish, duke arritur fitoren e 25-të në karrierë

12 Qershor 2022, 19:08 Nga DOSJA

F1/ Me dhimbje shpine dhe pa fuqi, Hamilton nuk duron më! Mesazhi për

BAKU- Çmimi i Madh i Azerbajxhanit në Formula 1 ka parë një tjetër triumf të dyfishtë të skuadrës së Red Bull, me Max Verstappen që ka mbërritur i pari në finish, duke arritur fitoren e 25-të në karrierë, dhe duke e thelluar kryesimin e tij në renditjen e përgjithshme të pilotëve.

Ndërkohë, në krahun tjetër, ishte një tjetër garë për t’u harruar për “Ferrari”-n, që e mbylli atë me 0 pikë, pasi të dy pilotët nuk arritën ta mbyllnin garën. Por ky raund i tetë i Kampionatit Botëror të Formula 1 do të mbetet gjithashtu i skalitur në mendje për shkak të problemeve me makinën e Lewis Hamilton. 51 xhirot e shtatë herë kampionit të botës iu desh të përballej me shumë prbleme.

Në fund të garës, 37-vjeçari u pa i lodhur dhe me dhimbje shpine pas daljes nga makina. Duke folur për Sky Sports F1, Lewis Hamilton komentoi atë që ai vetë e përcakton si ndoshta garën më lodhshme të karrierës së tij. Fjalët e tij: "Ishte një luftë me makinën. Nuk di si ta përshkruaj dhimbjen që ndjej. Vetëm lutesha që kjo të marrë fund."

Lidhur me rezultatin, Hamilton shtoi: "Ne arritëm në një pozicion të mirë. Ekipi bëri një punë të mirë me strategjinë. Nesër do të jem në fabrikë, sepse ne duhet të diskutojmë se si të vazhdojmë."

E.Ç (Dosja.al)

hamilton

Sondazh

Poll