Sport

LIGA E KOMBEVE/ Zvicra bën 'zap' Portugalinë, Spanja merr kreun! Serbia barazon në derbin e Ballkanit

Në raundin e katërt të Ligës së Kombeve, Spanja mposhti Republikën Çeke me shifrat 2-0.

12 Qershor 2022, 22:51 Nga DOSJA

LIGA E KOMBEVE/ Zvicra bën 'zap' Portugalinë, Spanja merr

EUROPË- Në raundin e katërt të Ligës së Kombeve, Spanja mposhti Republikën Çeke me shifrat 2-0. Në Malaga vendosën golat e Soler 24' dhe Sarabias në minutën e 75'. Skuadra e Luis Enrique merr kreun në grupin A2 edhe falë humbjes së Portugalisë, e cila nuk ia del të marrë pikë ndaj Zvicrës.

Seferovic shënoi në minutën e 1' pas një goditje me kokë. Në Ligën B, Sllovenia ndali Serbinë në një barazim 2-2 në derbin ballkanik, duke i dhënë një asisti Norvegjisë, që tashmë është edhe më pranë sigurimit matematikisht të kreut të grupit.

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll