Sport

LIGA E KOMBEVE/ Haaland i pamëshirshëm në derbin nordik ndaj Suedisë, Maqedonia e Veriut mposht Gjibraltarin

Super Erling Haaland në ndeshjen e katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve

12 Qershor 2022, 20:54 Nga DOSJA

LIGA E KOMBEVE/ Haaland i pamëshirshëm në derbin nordik ndaj

EUROPË- Super Erling Haaland në ndeshjen e katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve. Ish-sulmuesi i Borussia Dortmund shënoi dy gola (10 'dhe 54') dhe asistoi në golin e tretë të Sorloth dhe në fund, Norvegjia fiton me shifrat 3-2 kundër Suedisë. Për përfaqësuesen drejtuar nga Anderson shënuan

Forsberg (62') dhe Gyokeres (95'). Një sukses i denjë për vendin e parë në grupin 4. Në Ligën C, Maqedonia e Veriut mposht Gjibraltarin 4-0, ndërsa Gjeorgjia nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 ndaj Bullgarisë.

E.Ç (Dosja.al)

haaland

Sondazh

Poll