Sport

U shpall kampion me Partizanin dhe u largua me sherr nga Kukësi, Tirana bën goditjen e madhe në merkato

Tirana nuk ndalet në merkato. Pas firmave me Albano Aleksin nga Teuta dhe Florent Hasanin, bardheblutë kanë prezantuar mesfushorin Ardit Hila

12 Qershor 2022, 19:31 Nga DOSJA

U shpall kampion me Partizanin dhe u largua me sherr nga Kukësi, Tirana

TIRANË- Tirana nuk ndalet në merkato. Pas firmave me Albano Aleksin nga Teuta dhe Florent Hasanin, bardheblutë kanë prezantuar mesfushorin Ardit Hila.

Ky i fundit, pasi u shpall kampion me Partizanin tre vite më parë, u dha lamtumirën të kuqve për të provuar një eksperiencë në Kosovë e për t’u kthyer më pas përsëri në Shqipëri ku iu bashkua Kukësit. Me mbylljen e edicionit, Hila u largua pas përplasjes që pati me trajnerin Longo ka qëndruar rreth një fazë jashtë skuadrës.

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll