Sport

Pretendon për një penallti, kapiteni Rahmani tregon episodin e turpshëm: “Trajneri i Greqisë më shau”

“Ishte momenti që po hidheshin ato flakadanët. Ishte moment i rrezikshëm dhe që unë protestova shumë te gjyqtari. Kur po protestoja dhe te gjyqtari i katërt, trajneri i Greqisë më shau. I thashë, ti trajner nuk mund ta shashë lojtarin, por le të mbetet në ndërgjegjen tënde”.

13 Qershor 2022, 06:07 Nga DOSJA
Pretendon për një penallti, kapiteni Rahmani tregon episodin e

GREQI - Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka thënë se është i zhgënjyer pas humbjes prej 2-0 ndaj Greqisë. Në minutën 66-të të ndeshjes, ai është mbajtur me të dy duart nga futbollistët grekë brenda zonës së rreptësisë, por gjyqtari nuk ka reaguar.

“Unë isha shumë i sigurt që ishte penallti, sepse më mbajti me duar për dy sekonda ndoshta dhe unë isha në vrap dhe ajo normalisht është penallti. Sepse kam fituar penallti të tillë edhe më përpara, por ja që as nuk e shikuan”,- theksoi ai pas ndeshjes.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, foli edhe për shfaqjet e dhunës, ku tregoi edhe një episod, ku ishte sharë nga trajneri i Greqisë, Gustavo Poyet.

“Ne jemi profesionistë edhe nuk shikojmë jashtë çka ndodh. Ishte momenti që po hidheshin ato flakadanët. Ishte moment i rrezikshëm dhe që unë protestova shumë te gjyqtari. I thashë se ato flakadanët janë shumë të rrezikshme, sepse janë 1 mijë gradë temperaturë dhe nëse prek ndonjërin në trup, mund të jetë shumë e rrezikshme. Dhe teksa po protestoja dhe te gjyqtari i katërt, trajneri i Greqisë më shau. I thashë, ti trajner nuk mund ta shash lojtarin, por le të mbetet në ndërgjegjen tënde”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll