Sport

Fërshëllima të himnit, flamur serb dhe flakadanë! Kosova mundet mes 'dhunës' greke (Momenti i përplasjes)

Nuk kanë munguar tensionet ndërmjet tifozëve në Volos, ku u zhvillua ndeshja ndërmjet Greqisë dhe Kosovës e vlefshme për Ligën e Kombeve

12 Qershor 2022, 22:39 Nga DOSJA

Fërshëllima të himnit, flamur serb dhe flakadanë! Kosova

GREQI- Nuk kanë munguar tensionet ndërmjet tifozëve në Volos, ku u zhvillua ndeshja ndërmjet Greqisë dhe Kosovës e vlefshme për Ligën e Kombeve. Fillimisht, tifozët e ekipit vendas fërshëllyen në momentin kur ishte duke u ekzekutuar himni i Kosovës.

Sa i përket përballjes përfaqësuesja Dardane u mund me shifrat 2-0. Pjesa e parë nuk prodhoi asnjë gol, ndërsa në të dytën, goli i Giakoumakis në minutën e 71' dhe Mantalos në 99' i dhanë suksesin helenëve. Me këtë fitore, Greqia pothujse ka siguruar vendin e parë në Ligën C pasi helenët shkojnë në kuotën e 12 pikëve, ndërkohë që Kosova mbetet në kuotën e 6 pikëve.

Duhet përmendur se në momentin e golit pati edhe momente tensioni kur tifozët e Greqisë sulmuan me flakadanë sektorin ku ndodheshin tifozët e Kosovës, ndërkohë që zyrtarët e ndeshjes ndërprenë për disa minuta takimin

E.Ç (Dosja.al)

greqia

Sondazh

Poll