Sport

Guardiola transferoi Haaland, Klopp i kundërpërgjigjet me Nunez; sulmuesi bëhet blerja më e shtrenjtë e Liverpool

Pep Guardiola ia doli të transferonte Erling Haaland te Manchester City, ndërkohë që rivali kryesor në Premier League, Liverpool reagon menjëherë

12 Qershor 2022, 19:54 Nga DOSJA

Guardiola transferoi Haaland, Klopp i kundërpërgjigjet me Nunez;

ANGLI- Pep Guardiola ia doli të transferonte Erling Haaland te Manchester City, ndërkohë që rivali kryesor në Premier League, Liverpool reagon menjëherë. Mësohet se klubi drejtuar nga Jurgen Klopp ka transferuar sulmuesin e Benfica-s Darwin Nunez. Klubi portugez do të përfitojë 80 milionë euro plus 20 bonuse: shuma më e lartë e shpenzuar ndonjëherë nga Liverpool në historinë e klubit.

Nunez të hënën do të zhvillojë ekzaminimet mjekësore dhe së shpejti do të firmosë kontratën e re deri në vitin 2027 për një shifër prej rreth 6 milionë euro në vit. Sipas Telegraph, ardhja e sulmuesit uruguaian do të hapte derën për shitjen e Sadio Mané. Për gazetën angleze, sulmuesi senegalez do të ishte gjithnjë e më afër kalimit te Bayern Munich, i cili së shpejti do të humbasë Robert Lewandowski.

E.Ç (Dosja.al)

klopp liverpool

Sondazh

Poll