Aktualitet

U vra dje në atentat, Sadikaj me miq ‘të fortë’ në Jug, kush është dyshja që akuzohet për vrasje

Njeri i afërt me të fortin e Memaliajt, me inicialet A.K., dhe me Q.R., nga Gjirokastra.

12 Qershor 2022, 07:32 Nga F.M
U vra dje në atentat, Sadikaj me miq ‘të fortë’
Aleksandër Sadikaj

TIRANË- Përveçse me VIP-a, Aleksandër Sadikaj kishte miqësi edhe me persona me precedent penalë. 27-vjeçari i vrarë dje si pasojë e atentatit me tritol është njeri i afërt i shtetasit Q.R., i cili vite më parë ka kryer vrasje në Gjirokastër. Gjithashtu Sadikaj është njeri i afërt me të fortin e Memaliajt, me inicialet A.K., i cili është nën akuzë nga belgët për vrasjen e dy vëllezërve Çaça, të ekzekutuar në 13 prill të viti 2001 në Belgjikë.

Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç është vrarë në një atentat me tritol me telekomandë. I riu me precedentë penalë ka qenë duke udhëtuar me makinën që rezulton të jetë në pronësi të Petrit Osmanit në momentin që atentatorët kanë shpërthyer tritolin me telekomandë. Sadikaj u nxorr pa gjymtyrë nga mjeti dhe kalimtarë të rastit e dërguan në spital ku dhe ndërroi jetë. 27-vjeçari është skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë. Hetimet janë fokusuar në të shkuarën e të riut, por nuk përjashtohet mundësia që atentatorët të jenë ngatërruar e që shënjestra e tyre të ketë qenë Osmani

aleksander sadikaj vritet aleksander sadikaj

Sondazh

Poll