Aktualitet

Atentati ndaj Sadikajt, Hoxha: Shpërthimi tronditi vilat e oligarkëve, në këtë rrugë kalon Rama çdo ditë

Gazetari shkruan se shpërthimi ka qenë shumë i fortë saqë ka tronditur edhe vilat luksoze që ndodhen aty pranë.

11 Qershor 2022, 17:53 Nga F.M
Atentati ndaj Sadikajt, Hoxha: Shpërthimi tronditi vilat e oligarkëve,
Artan Hoxha dhe Aleksandër Sadikaj

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje mbi vrasjen e 27 vjeçarit Aleksandër Sadikaj që u vra sot në Tiranë si pasojë e shpërthimit me telekomandë të tritolit që i kishin vënë në makinë. Pamjet e publikuara nga Artan Hoxha tregojnë mjetin totalisht të djegur. Gazetari shkruan se shpërthimi ka qenë shumë i fortë saqë ka tronditur edhe vilat luksoze që ndodhen aty pranë.

“Tirana, qyteti Europian i rinise 2022… Kjo është rruga, që kryeministri shkon çdo dite nga shtëpia në pune, dhe kthehet çdo mbrëmje në banesën e tij, në periferi të kryeqytetit…. Nuk po them se atentati mafioz me shpërthim të fuqishëm eksplozivi, qe i mori jetën 27 vjeçarit Aleksandër Sadikaj, është dëgjuar forte duke tronditur dhe vilat me luksoze në rezidencat aty pranë, ku banojnë oligarkët apo vipat e Shqipërisë… Asnjë nuk është aq i sigurt sa mendon, asgjë nuk është aq e sigurte sa duket… Por sot, vrasësit, të paktën u kujdesen te mos shkaktonin viktima te tjera…“, shkruan Hoxha krah pamjeve.

Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç është vrarë në një atentat me tritol me telekomandë. I riu me precedentë penalë ka qenë duke udhëtuar me makinën që rezulton të jetë në pronësi të Petrit Osmanit në momentin që atentatorët kanë shpërthyer tritolin me telekomandë. Sadikaj u nxorr pa gjymtyrë nga mjeti dhe kalimtarë të rastit e dërguan në spital ku dhe ndërroi jetë. 27-vjeçari është skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë. Hetimet janë fokusuar në të shkuarën e të riut, por nuk përjashtohet mundësia që atentatorët të jenë ngatërruar e që shënjestra e tyre të ketë qenë Osmani.

vritet aleksander sadikaj aleksander sadikaj atentat ne tirane

Sondazh

Poll