Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Pa këmbë, Sadikaj doli vetë nga makina pas shpërthimit, kalimtarët e ngritën në krahë

Ata e kanë futur në bagazhin e një mjeti dhe e kanë dërguar në spital.

11 Qershor 2022, 17:23 Nga F.M
PAMJE TË RËNDA/ Pa këmbë, Sadikaj doli vetë nga makina
Aleksandër Sadikaj

TIRANË- Aleksandër Sadikaj, 27-vjeçari që u vra sot në një atentat me tritol me telekomandë ka arritur të dalë vetë nga mjeti pas shpërthimit. Edhe pse i gjymtuar e pa këmbë, i riu ka zbritur nga mjeti dhe është zhvendosur në një cep të rrugës, ku është pikasur nga kalimtarët. Këta të fundit i kanë ardhur në ndihmë të riut, e kanë futur në bagazhin e një mjeti dhe e kanë dërguar në spital.

Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç është vrarë në një atentat me tritol me telekomandë. I riu me precedentë penalë ka qenë duke udhëtuar me makinën që rezulton të jetë në pronësi të Petrit Osmanit në momentin që atentatorët kanë shpërthyer tritolin me telekomandë.

Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç është vrarë në një atentat me tritol me telekomandë. I riu me precedentë penalë ka qenë duke udhëtuar me makinën që rezulton të jetë në pronësi të Petrit Osmanit në momentin që atentatorët kanë shpërthyer tritolin me telekomandë. Sadikaj u nxorr pa gjymtyrë nga mjeti dhe kalimtarë të rastit e dërguan në spital ku dhe ndërroi jetë. 27-vjeçari është skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë. Hetimet janë fokusuar në të shkuarën e të riut, por nuk përjashtohet mundësia që atentatorët të jenë ngatërruar e që shënjestra e tyre të ketë qenë Osmani.

aeksander sadikaj atentat ne tirane vritet aleksander sadikaj

Sondazh

Poll