Aktualitet

"Do shes unë"/ përgjaket Kisha e Laçit, plagoset me thikë 52-vjeçari, sherri për vendin

Sherri verbal ka kaluar në atë fizik e në përdorimin e thikës. Për pasojë ka mbetur i plagosur 52-vjeçari Arben Margjini.

11 Qershor 2022, 18:32 Nga F.M
"Do shes unë"/ përgjaket Kisha e Laçit, plagoset me
Kisha e Laçit

LAÇ- Vendi i shenjtë në Laç, Kisha e ‘Shna Ndout’ ku njerëzit drejtohen për tu lutur për mirëqenie e shëndet thuajse është kthyer në një skenë krimi. Këtë pasdite, teksa përgatiteshin për vendet ku tregtarët e zonës shesin gjatë periudhës së pelegrinazhit, dy persona janë konfliktuar. Sherri verbal ka kaluar në atë fizik e në përdorimin e thikës. Për pasojë ka mbetur i plagosur 52-vjeçari Arben Margjini.

“Më liro vendin, këtu do të shes unë,”- mësohet se ka qenë fjalia që ka nxehur gjakrat mes dyshes. Margjini është dërguar nëspitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa emri i autorit nuk është zbardhur ende.

Kisha e Laçit është vendi ku mijëra besimtarë nga e gjithë Shqipëria e vizitojnë kryesisht gjatë 13 të martave të shenjta. Pelegrinazhi nis më 27 mars dhe kumon më 13 qershor. Ky pelegrinazh bën bashkë shqiptarët që pavarësisht besimit të tyre zgjedhin të vizitojnë vendin që bën "mrekulli".

arben margjini sherr ne kishen e lacit

Sondazh

Poll