Aktualitet

Gjendet një kufomë e dekompozuar njeriu në Kolonjë, i përket seksit mashkull

Rreth orës 14:00 barinjtë kanë qenë duke kullotur bagëtitë në momentin që kanë vënë re trupin e pajetë.

11 Qershor 2022, 16:44 Nga F.M
Gjendet një kufomë e dekompozuar njeriu në Kolonjë, i
Foto Ilustruese

ERSEKË- Kufoma e një burri është gjetur e dekompozuar në fshatin Kreshovë të Ersekës. Mësohet se trupi është pikasur nga dy baronjë të zonës. Rreth orës 14:00 barinjtë kanë qenë duke kullotur bagëtitë në momentin që kanë vënë re trupin e pajetë.

Barinjtë kanë njoftuar autoritetet që kanë marrë trupin. E vetmja gjë që dihet është se kufoma është e seksit mashkull, por ende nuk i është zbardhur mosha apo identiteti.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se ai mund të ketë ndërruar jetë dy javë më parë dhe është dekompozuar gjatë kësaj kohe.

kufome ne erseke

Sondazh

Poll