Aktualitet

Armë, pasion për kuajt e mik me VIP-at, kush ishte Aleksi i Memaliajt, ‘Sancho’ plot tatu në trup

Njërin prej kuajve që kishte në fermë e kishte pagëzuar me emrin e tij, Aleksandër.

11 Qershor 2022, 18:26 Nga F.M
Armë, pasion për kuajt e mik me VIP-at, kush ishte Aleksi i Memaliajt,
Aleksandër Sadikaj, Finem dhe Solo

TIRANË- Aleksandër Sadikaj, 27-vjeçari që u vra sot në Tiranë ishte mik me shumë personazhë publikë. Dosja.al ka siguruar foto të të riut që shfaqet krah reperëve Finem dhe Solo. Madje ky i fundit ka vizituar edhe fermën e Sadikajt që kishte hapur në Memaliaj në shkurt të këtij viti. Në një prej fotove, grupi shihet se mban dhe armë, pistoleta e kallashnikov. 

Armë, pasion për kuajt e mik me VIP-at, kush ishte Aleksi i Memaliajt,
Aleksandër Sadikaj dhe grupi i reperëve

Ndërsa nga videoja që ju sjell Dosja.al duke qartë pasioni i Sadikajt që njihej si ‘Aleksi i Memaliaj’ apo ‘Sancho’, për kuajt. Madje, njërin prej kuajve që kishte në fermë e kishte pagëzuar me emrin e tij, Aleksandër. Në trup shihet që ka shumë tatuazhe, që siç duket ka qenë një tjetër pasion i 27-vjeçarit.

Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç është vrarë në një atentat me tritol me telekomandë. I riu me precedentë penalë ka qenë duke udhëtuar me makinën që rezulton të jetë në pronësi të Petrit Osmanit në momentin që atentatorët kanë shpërthyer tritolin me telekomandë. Sadikaj u nxorr pa gjymtyrë nga mjeti dhe kalimtarë të rastit e dërguan në spital ku dhe ndërroi jetë. 27-vjeçari është skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë. Hetimet janë fokusuar në të shkuarën e të riut, por nuk përjashtohet mundësia që atentatorët të jenë ngatërruar e që shënjestra e tyre të ketë qenë Osmani.

aleksander sadikaj vritet aleksander sadikaj

Sondazh

Poll