Aktualitet

NGJARJA/ U vra sot, Sadikaj qëlloi tre herë në gjoks me thikë pushuesin në Sarandë, sherri në klubin e natës

Sadikaj u shpall në kërkim në atë kohë, Gjykata e la në masën e sigurisë ‘arrest me burg’ në mungesë, por nuk dihet se si ka vijuar ndjekja e çështjes në fjalë.

11 Qershor 2022, 17:16 Nga F.M
NGJARJA/ U vra sot, Sadikaj qëlloi tre herë në gjoks me
Aleksandër Sadikaj

TIRANË- Dosja.al ka zbardhur një nga plagosjet në të cilat rezulton të jetë përfshirë Aleksandër Sadikaj, 27-vjeçari që u vra sot në atentatin me tritol me telekomandë. Mësohet se bëhet fjalë për sherrin e ndodhur në Sarandë, në korrik të vitit 2019 në klubin ‘Mango’. Sadikaj dhe Berti Tahiraj ndodheshin në klub në momentin që nisën të konfliktoheshin për motive të dobëta. Sherri degradoi në përdorimin e thikës dhe Sadikaj, 25 vjeç në atë kohë qëlloi tre herë Tahirajn në gjoks dhe krah.

I plagosuri është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës nga të afërmit e tij me një makinë private, por rrugës makina u përfshi në një aksident automobilistik. Sadikaj u shpall në kërkim në atë kohë, Gjykata e la në masën e sigurisë ‘arrest me burg’ në mungesë, por nuk dihet se si ka vijuar ndjekja e çështjes në fjalë.

Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç është vrarë në një atentat me tritol me telekomandë. I riu me precedentë penalë ka qenë duke udhëtuar me makinën që rezulton të jetë në pronësi të Petrit Osmanit në momentin që atentatorët kanë shpërthyer tritolin me telekomandë. Sadikaj u nxorr pa gjymtyrë nga mjeti dhe kalimtarë të rastit e dërguan në spital ku dhe ndërroi jetë. 27-vjeçari është skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë. Hetimet janë fokusuar në të shkuarën e të riut, por nuk përjashtohet mundësia që atentatorët të jenë ngatërruar e që shënjestra e tyre të ketë qenë Osmani.

aleksander sadikaj atentat ne tirane berti tahiraj vritet aleksander sadikaj

Sondazh

Poll