Aktualitet

Vritet shqiptarja në Greqi, gjendet e vdekur në dhomën e gjumit, autor dyshohet të jetë i shoqi

Miranda është konstatuar e pajetë në dhomën e gjumit të saj në shtëpinë nga autoritetet që mbërritën në banesë pasi u njoftuan nga bashkëshorti i saj.

11 Qershor 2022, 17:02 Nga F.M
Vritet shqiptarja në Greqi, gjendet e vdekur në dhomën e gjumit,
Banesa e shqiptares që u vra në Greqi

GREQI- Një 62-vjeçare shqiptare e identifikuar si Miranda me origjinë nga Fieri është gjetur e vdekur brenda banesës në lagjen “Gizi” të Athinës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme dhe autor dyshohet të jetë bashkëshorti i të ndjerës, gjithshtu shqiptar, nga Bilishti i Korçës. Mediat greke shkruajnë se në trupin e shqiptares janë gjetur shenja dhune.

Miranda është konstatuar e pajetë në dhomën e gjumit të saj në shtëpinë nga autoritetet që mbërritën në banesë pasi u njoftuan nga bashkëshorti i saj. Pasi kishte telefonuar për ndihmë, burri i shqiptares ishte larguar nga shtëpia pa lënë gjurmë.

Pikërisht ky veprim ka bërë që autoritetet të mendojnë se është ai personi që e ka vrarë shqiptaren. Ai rezulton të jetë një person që kishte probleme me alkoolin. Dyshja ziheshin shumë së fundmi, ndërsa në Greqi ishin pa leje qëndrimi.

vritet shqiptarja ne greqi

Sondazh

Poll