Aktualitet

Panë 'punën e kryer', personat që i vunë tritolin i kaluan Sadikajt pranë pas shpërthimit, lëvizje me 'C Class' e motor

Po punohet për të identifikuar drejtuesit e këtyre dy mjeteve.

11 Qershor 2022, 17:48 Nga DOSJA
Panë 'punën e kryer', personat që i vunë tritolin
Aleksandër Sadikaj

TIRANË- Personat që vranë Aleksandër Sadikajn kanë guxuar dhe kanë kaluar vetë pranë 27-vjeçarit. Pasi shpërthimi i fortë tronditi të gjithë Tiranë, autorët kanë bërë lëvizjet e tyre për të parë 'punën e kryer'. Konkretisht, grupi hetimor ka konstatuar lëvizje të dyshimta të bëra në aksin rrugor Tiranë- Sauk me një automjet tip Benz C Class. Ky automjet ka lëvizur shumë herë pranë makinës brenda të cilit ndodhej viktima. Lëvizje të dyshimta janë konstatuar edhe një motor. Po punohet për të identifikuar drejtuesit e këtyre dy mjeteve.

Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç është vrarë në një atentat me tritol me telekomandë. I riu me precedentë penalë ka qenë duke udhëtuar me makinën që rezulton të jetë në pronësi të Petrit Osmanit në momentin që atentatorët kanë shpërthyer tritolin me telekomandë. Sadikaj u nxorr pa gjymtyrë nga mjeti dhe kalimtarë të rastit e dërguan në spital ku dhe ndërroi jetë. 27-vjeçari është skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë. Hetimet janë fokusuar në të shkuarën e të riut, por nuk përjashtohet mundësia që atentatorët të jenë ngatërruar e që shënjestra e tyre të ketë qenë Osmani.

aleksander sadikaj vritet aleksander sadikaj atentat ne tirane

Sondazh

Poll