Sport

Milionat që do të marrë Pochettino dhe dyshimet e PSG-së në zgjedhjen e trajnerit

Zidane dhe Galtier janë favoritët për të zënë pozitën e argjentinasit në krye të pankinës së kampionëve të Francës

11 Qershor 2022, 17:27 Nga DOSJA
Milionat që do të marrë Pochettino dhe dyshimet e PSG-së
Mauricio Pochettino, trajneri i PSG-së

FRANCE - Zyrat e PSG-së po përjetojnë orë të tëra pune intensive. Klubi po punon në disa fronte për të mbyllur shkarkimin e Mauricio Pochettinos, diçka që nuk po rezulton e lehtë, ndërkohë që është fokusuar edhe në kërkimin e një trajneri, gjë që nuk është e lehtë as me disa kandidatë të mundshëm.

‘L'Équipe’ thekson se megjithëse këshilltari i Zidanes ofroi pak opsione që ai të ishte trajner i PSG-së, kjo nuk duhet të përjashtohet ende, sepse është ëndrra e madhe e Dohas. Ndërkohë për Luis Campos, këshilltarin e ri sportiv i entitetit parizien, favorit është  Christophe Galtier, paçka se ata që sundojnë klubin ëndërrojnë Zidanin në pankinën pariziane.

Në informacionet e ‘RMC Sport’, sigurohet se PSG tashmë e ka njoftuar Pochettinon se nuk do të jetë trajner i klubit sezonin e ardhshëm. Tani vendimi varet nga Luis Campos, i cili duhet të gjejë një zëvendësues për argjentinasin. 

Përveç kësaj, kompensimi për shkarkimin e Pochettinos mund t'i kushtojë PSG-së nga 15 deri në 20 milionë, sepse argjentinasi ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij.  Parizienët po negociojnë me avokatin e tij për ta zvogëluar këtë shumë, parta se çdo gjë të zyrtarizohet. Në vitin 2016, klubi poshtë Kullës Eifel ka disbursuar 22 milionë për shkarkimin e Laurente Blanc. Në orët në vijim priten njoftime të tjera.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll