Sport

VIDEO/ Çmenduri në dasmën e Saulit: tingëllon himni i Atleticos dhe kërcimi i Cerezos...

Lojtari, i cili rikthehet te skuadra ‘rojiblanco’ pas huazimit te Chelsea, u martua këtë të premte

11 Qershor 2022, 17:06 Nga DOSJA

VIDEO/ Çmenduri në dasmën e Saulit: tingëllon himni i

SPANJE - Saúl Ñíguez kthehet te Atlético pas huazimit të tij këtë sezon te Chelsea. Lojtari është rikthyer në Spanjë dhe gjëja e parë që ka bërë ka qenë ceremonia e dasmës së tij, në të cilën ka ftuar disa nga bashkëlojtarët dhe drejtuesit e skuadrës 'rojiblanco'.

Mbrëmjen e kësaj të premteje u bë ceremonia e martesës dhe të ftuarit kaluan shumë mirë gjatë festës. Në disa video që janë bërë virale në rrjetet sociale shihet atmosfera e mrekullueshme që ka mbretëruar mes të pranishmëve.

Si kolona zanore e festës pas banketit, natyrisht u dëgjua himni i Atléticos, i cili u këndua nga të gjithë të ftuarit. Përveç kësaj, Saúl, i dashuri, përfundoi i mbuluar dhe nga Enrique Cerezo, presidenti i ekipit ‘rojiblanco’, i cili u bashkua me djemtë dhe kërceu si askush më parë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll