Aktualitet

Përplasja e efektivëve në Durrës/ "Range Rover"-i drejtohej nga Aldo Avdylaj, pse nuk e përmend policia

Emri i Avdylajt lakohet vetëm nga mediat për ngjarjen në fjalë. Autoritetet nuk e përmendin as për faktin që po e kërkojnë.

11 Qershor 2022, 11:55 Nga A.B
Përplasja e efektivëve në Durrës/ "Range Rover"-i
Range Rover-i që përplasi efektivët

DURRËS- Policia është vënë në kërkim të Aldo Avdylajt, anëtarit të bandës së Shijakut. Kjo pasi Avdylaj dyshohet të ketë qenë personi që po drejtonte mjetin "Range Rover" që mbrëmjen e 8 qershorit përplasi me makinë e aksidentoi qëllimisht dy efektivë policie në Durrës. Dosja.al raportoi e para emrin dhe të dhëna lidhur me Hysen Picin, të riun nga Shijaku që ishte pasagjer në mjet, por emri i Avdylaj nuk doli në skenë as pas nisjes së hetimeve. Policia e Shtetit ka kontrolluar në Shijak, por nuk e ka gjetur Avdylajn në shtëpinë e tij, në banesat e të afërmve apo në bizneset që ka e frekuenton në zonën e tij.

Duke qenë se kanë dalë 'duarbosh', blutë nuk kanë bërë asnjë njoftim zyrtar në lidhje me kontrollet, por ajo që bën përshtypje është fakti se emri i Avdylajt lakohet vetëm nga mediat për ngjarjen në fjalë. Autoritetet nuk e përmendin as për faktin që po e kërkojnë. 

Aldo Avdylaj është pjesë e familjes Avdylaj, 'të fortëve' të Shijakut që kanë dalë në përgjime me ish-kryebashkiakun Vangjush Dako. Konkretisht në përgjime doli Astrit Avdylaj, i njohur si Niçja. Vëllezërit Altin dhe Astrit Avdylaj u vunë në pranga në vitin 2018 pasi u akuzuan për vrasje, prostitucion, trafik droge dhe disa vepra penale.

Çfarë ndodhi mbrëmjen e 8 qershorit?

Dy efektivë policie bënë me shenjë mjetit “Range Rover” që të ndalonte, por drejtuesi nuk u bind. Hysen Pici, pasagjer në mjet, i frikësuar pasi kishte armë në brez doli nga mjeti duke u larguar me vrap për t’u humbur gjurmëve të efektivëve të Policisë. Në moment që po ndiqej prej tyre, në ndihmë i erdhi shoku i tij, shoferi i mjetit luksoz, identiteti i të cilit ende nuk dihet, duke i dhënë makinës gaz në kundravajtje e duke përplasur efektivët. Për pasojë, Pici humbi nëpër rrugët e qytetit, ku hodhi edhe armën që kishte me vete. Por, u kap me vonë e u vu në pranga. Një nga efektivët e plagosur ndodhet ende në spital. 

aldo avdylaj perplasen policet ne durres durres

Sondazh

Poll