Drogë 1 mln euro/ Arrestohen 3 shqiptarë në Itali, jetonin në banesën e pensionistit të vdekur
Policia italiane ITALI- Amarildo Meta, 34 vjeç, pronar i një biznesi elektroautosh, Armand Mansaku, 40 vjeç, punëtor dhe Dhimitri T...
Në pranga përfunduan personat me inicialet: E. B., 21 vjeç; E. M., 17 vjeç, banues në Tiranë dhe Rr. B., 26 vjeç, banues në Prishtinë
VLORË- Tre persona janë arrestuar nga policia në Vlorë. Pas operacionit të koduar “ECSTASY 22” u zbuluan 26 gr lëndë të dyshuar narkotike MDMA dhe 141 tableta lënde të dyshuar narkotike Ecstasy, e po ashtu është sekuestruar edhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Në pranga përfunduan personat me inicialet: E. B., 21 vjeç; E. M., 17 vjeç, banues në Tiranë dhe Rr. B., 26 vjeç, banues në Prishtinë. Ata do të akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit fizik të shtetasit Rr. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestrun në cilësinë e provës materiale, edhe 80 tableta të dyshuara narkotike të llojit Ecstasy.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “ECSTASY 22”. Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Vlorë. Mbanin me vete 26 gr lëndë të dyshuar narkotike MDMA dhe 141 tableta lënde të dyshuar narkotike Ecstasy, vihen në pranga 3 shtetas. Sekuestrohet edhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “ECSTASY 22”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:– E. B., 21 vjeç; E. M., 17 vjeç, banues në Tiranë dhe Rr. B., 26 vjeç, banues në Prishtinë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasve E. B. dhe E. M., si dhe kontrollit të ambientit, ku ishin akomoduar këta shtetas, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 26 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit MDMA, 61 tableta të dyshuara narkotike të llojit Ecstasy si dhe një shumë parash. Në vijim të veprimeve policore, gjatë kontrollit fizik të shtetasit Rr. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestrun në cilësinë e provës materiale, edhe 80 tableta të dyshuara narkotike të llojit Ecstasy.Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga këta shtetas.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Policia italiane ITALI- Amarildo Meta, 34 vjeç, pronar i një biznesi elektroautosh, Armand Mansaku, 40 vjeç, punëtor dhe Dhimitri T...
Teza e provimit TIRANË- Maturantët kanë hyrë në provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë të përgatitur... m...
Pamje nga vendi i ngjarjes FIER- Janë kryer shoqërimet e para në polici pas vrasjes së Petraq Gjikës. Deri më tani janë ...
Fqinjet FIER- Fqinjët e Petraq Gjikës, në fshatin Mbrostar të Fierit, kanë zbuluar se viktima dhe i vëllai, kryeplaku i fshat...
Policia Fier FIER- Një person është shpallur në kërkim nga policia në Fier pasi ka vjedhur lekët e xhiros ditore në...
Qytetari ne Fier FIER- Një prej bashkëfshatarëve të Petraq Gjikës ka treguar për mediat se viktima kishte kohë që p...
Enkelejda Hoxha TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e avokatëve mbrojtës për shuarjen e masës...
Colin McGoëan SKOCI- Colin McGowan është skocezi i cili u ndalua nga policia shqiptare në Rinas, pasi u dyshua për spiunazh. Ai u...
Ambulancat te QSUT TIRANË- Gazetari Erjon Skëndaj ka denoncuar situatën në Qendrën Spitalore Universitare 'Nënë Tereza'....
Artemis GREQI- Familja e 19-vjeçares shqiptare, Artemis Vasilis, është shqetësuar nga një letër e shkruar nga një pers...